Detajet
- Sipërfaqja
- 200 m2
- Parcela
- 4.8 ari
- Dhoma gjumi
- 4
- Banjo
- 2
Përshkrimi
Shtëpi në shitje me sipërfaqe prej 200 m², e ndërtuar në një parcelë prej 4.75 ari, e vendosur në një lokacion shumë të përshtatshëm në Rrugën Qarkore të Gjilanit, mbrapa Oazës. Kjo pronë ofron qetësi, privatësi dhe qasje të lehtë në të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë.
Shtëpia është e organizuar me një plan funksional dhe hapësira të bollshme, duke përfshirë:
- 4 qëndrime ditore
- Kuzhinë me tryezari
- 4 dhoma gjumi
- 2 banjo
- Terasë
- Garazh
Hapësirat janë të ndriçuara me dritë natyrale dhe të organizuara në mënyrë praktike, duke ofruar rehati dhe komoditet për të gjithë familjen. Lokacioni është i favorshëm, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore, shkolla, markete dhe shërbime të tjera të nevojshme.
Kjo pronë është një mundësi e shkëlqyer si për banim familjar ashtu edhe si investim afatgjatë.
Për më shumë informata ose për të caktuar një vizitë, na kontaktoni.