Detajet
- Sipërfaqja
- 143 m2
- Parcela
- 3.0 ari
Përshkrimi
Shiten dy shtëpi të reja, secila me sipërfaqe prej 143 m², të pozicionuara në kompleksin modern Planet Residence në Kmetoc, një zonë shumë e qetë dhe e përshtatshme për jetesë familjare.
Njëra nga shtëpitë është plotësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim, duke përfshirë një parcelë prej 3 ari. Shtëpia tjetër është e pamobiluar dhe vjen me parcelë më të madhe – 4.6 ari, që ofron hapësirë shtesë për rregullim sipas preferencës së blerësit.
Të dyja shtëpitë janë ndërtuar me materiale cilësore dhe kanë ndarje funksionale: sallon me kuzhinë të hapur, tri dhoma gjumi, banjo, ballkon dhe hapësira të tjera ndihmëse. Oborri është i rregulluar dhe ofron vendparkim.
Zona ka infrastrukturë të kompletuar, ambient të pastër dhe qasje të lehtë në qytet.
Dokumentacioni i pronave është i rregullt dhe janë të gatshme për bartje të menjëhershme.