Detajet
- Sipërfaqja
- 90 m2
- Dhoma gjumi
- 2
- Banjo
- 2
- Kompleksi
- Monopol City
Përshkrimi
Banese 90.4m² në shitje në kompleksin Monopol City, Gjilan
Shitet banesë me sipërfaqe prej 90.4 metra katrorë, e cila ndodhet në katin e 4-të të banimit në kompleksin Monopol City në Gjilan. Banesa ka ndarje të rregullt dhe ofron kushte të përshtatshme për një jetesë komode dhe të qetë.
Përbëhet nga një dhomë dite me kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo, ballkon si dhe një depo shtesë, e cila është shumë praktike për ruajtjen e pajisjeve apo sendeve personale. Banesa është e gatshme për banim të menjëhershëm dhe nuk ka nevojë për investime të tjera. Ambientet janë të ndriçuara mirë dhe me organizim funksional.
Kompleksi Monopol City njihet për ndërtim cilësor, mirëmbajtje të rregullt, ashensor dhe pozicion shumë të përshtatshëm me qasje të shpejtë në rrugë kryesore dhe shërbime të ndryshme që i duhen përditshmërisë.
Kjo pronë paraqet një mundësi të mirë për banim ose investim në një zonë të zhvilluar të qytetit.
Për më shumë informata ose për ta parë nga afër, na kontaktoni.