Detajet
- Sipërfaqja
- 58 m2
- Dhoma gjumi
- 1
- Banjo
- 1
- Kompleksi
- Clinton Residence
Përshkrimi
Banesë në shitje me sipërfaqe 57.5 m² në Kompleksin Clinton Residence në Gjilan. Banesa ndodhet në katin e parë dhe është plotësisht e gatshme për banim, duke ofruar kushte të mira dhe komoditet për një jetesë të rehatshme.
Hapësira e brendshme është e organizuar në mënyrë funksionale dhe përfshin një qëndrim ditor të kombinuar me kuzhinë dhe tryezari, duke krijuar një ambient të hapur dhe të ndriçuar natyrshëm. Banesa gjithashtu posedon një dhomë gjumi të rehatshme, një banjo moderne dhe një ballkon që ofron hapësirë shtesë për relaksim.
Kjo pronë është një mundësi e mirë si për banim personal ashtu edhe për investim, falë lokacionit të përshtatshëm dhe cilësisë së ndërtimit brenda kompleksit.