Detajet
- Sipërfaqja
- 89 m2
- Dhoma gjumi
- 2
- Banjo
- 2
- Kompleksi
- Monopol City
Përshkrimi
Banesa me sipërfaqe 89.10 m² jepet me qira në Kompleksi Monopol City, një nga komplekset më të reja dhe më të kërkuara për banim në Gjilan. Ndodhet në katin e 7-të të objektit, me qasje të lehtë përmes ashensorit dhe me ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës.
Struktura e banesës është funksionale dhe e organizuar shumë mirë. Përbëhet nga një sallon i hapur së bashku me kuzhinën, duke krijuar një hapësirë të rehatshme dhe praktike për jetesë të përditshme. Banesa ka dy dhoma gjumi komode, të përshtatshme për familje ose për çift, dy banjo të kompletuara, një depo që ofron hapësirë shtesë për ruajtje si dhe një ballkon me pamje të hapur.
Banesa lëshohet me qira vetëm me kuzhinë të instaluar, ndërsa pjesa tjetër e hapësirës mbetet e lirë për mobilim sipas dëshirës dhe nevojave të qiramarrësit. Objekti ofron kushte moderne banimi dhe gjendet në një zonë të përshtatshme me qasje të lehtë në rrugë kryesore, markete, shkolla dhe shërbime të tjera të nevojshme.
Për më shumë informata ose për të caktuar një vizitë, mund të kontaktoni në çdo kohë.