Detajet
- Sipërfaqja
- 96 m2
- Dhoma gjumi
- 2
- Banjo
- 2
- Kompleksi
- Clinton Residence
Përshkrimi
Shitet banesë moderne dhe e gatshme për banim në Kompleksin Clinton Residence, Gjilan, me sipërfaqe prej 95.56 m², e pozicionuar në katin e 5-të.
Banesa ofron një organizim shumë praktik dhe funksional të hapësirës, duke e bërë zgjedhje ideale për familje që kërkojnë rehati, komoditet dhe një ambient të përshtatshëm për jetesë.
Prona përbëhet nga:
- Qëndrim ditor i hapur dhe i ndriçuar
- Kuzhinë dhe hapësirë për tryezari
- 2 dhoma të gjumit
- 1 banjo
- 1 WC
- Ballkon
- Sipërfaqe totale: 95.56 m²
- Kati: 5
- E gatshme për banim
Banesa ndodhet në një prej komplekseve të kërkuara në Gjilan, me një lokacion të përshtatshëm dhe qasje të lehtë në shërbimet dhe nevojat e përditshme. Hapësirat e brendshme janë të organizuara në mënyrë që të ofrojnë funksionalitet dhe komoditet maksimal për banorët.
Një mundësi shumë e mirë si për banim familjar, ashtu edhe për investim.
Për më shumë informata, detaje rreth çmimit ose për ta vizituar banesën, na kontaktoni.