Detajet
- Sipërfaqja
- 180 m2
- Parcela
- 3.7 ari
- Dhoma gjumi
- 2
- Banjo
- 2
Përshkrimi
Ofrohet për shitje shtëpi me sipërfaqe prej 180m², e ndërtuar në parcelë prej 3.68 ari, e vendosur në një lokacion të qetë dhe shumë të përshtatshëm në Livoq të Epërm, Gjilan. Shtëpia është e organizuar në dy kate banimi dhe ofron hapësira funksionale, komode dhe të përshtatshme për jetesë familjare. Kati i parë përbëhet nga një qëndrim ditor i gjerë dhe i ndriçuar mirë, kuzhinë me tryezari, një banjo dhe një depo. Ndërsa kati i dytë përfshin një qëndrim ditor me kuzhinë dhe tryezari, dy dhoma gjumi komode dhe një banjo. Shtëpia karakterizohet nga organizim i mirë i brendshëm, hapësira të bollshme dhe ambient i qetë për banim. Lokacioni i saj ofron qasje të lehtë dhe kombinon qetësinë me afërsinë me qytetin, duke e bërë këtë pronë zgjedhje ideale për banim familjar ose investim afatgjatë.