Detajet
- Sipërfaqja
- 116 m2
- Dhoma gjumi
- 3
- Banjo
- 2
- Kompleksi
- Ndertimi-A
Përshkrimi
Banese 116m² në shitje në kompleksin Ndertimi-A, e pozicionuar në katin e 2-të të banimit. Banesa është tërësisht e mobiluar dhe ofron kushte shumë të mira për jetesë komode dhe funksionale. Prona përbëhet nga tri dhoma të gjumit, një sallon i hapur me kuzhinë të integruar, dy banjo të kompletuara dhe një depo ndihmëse që mund të shfrytëzohet për ruajtjen e pajisjeve apo sendeve personale.
Përveç hapësirës së brendshme të mirëorganizuar, banesa përfshin edhe dy garazha të veçanta që sigurojnë parkim të mbrojtur dhe të përshtatshëm. Prona është me dokumentacion të rregullt dhe disponon fletë posedimi, e gatshme për bartje të menjëhershme të pronësisë. Lokacioni në kompleksin Ndertimi-A ofron qasje të lehtë në infrastrukturën urbane, duke e bërë këtë banesë një mundësi ideale për banim familjar ose investim afatgjatë.